Propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend për 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe 1 gjykata apeli, ka ngjallur reagime. Me këtë hartë edhe mati mbetet pa gjykatë, ndërsa qytetarët do të duhet të udhëtojnë për Peshkopi për çdo lloj nevoje në sistemin gjyqësor. Kryetarja e PD Mat, Denisa Vata e ka quajtur të papranueshme shkrirjen e gjykatës së Matit e cila sipas saj do të sjellë një kosto të lartë ekonomike për qytetarët.