Mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak Mat

0
14

Këshilli i Bashkisë Mat ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje jashtë radhe kun ë rendin e ditës veç pikave të shtyra në mbledhjen e fundit, kishte edhe të tjera. Pas miratimit në parim të rendit të ditës këshilltarët e nisën mbledhjen me diskutimin dhe miratimin e projekt-vendimit për rishqyrtimin e vendimit numër 49 datë 30.05.2022 për “Pagat e Punonjësve për vitin 2022. Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i vendimit të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagës minimale. Më pas të gjithë këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje miratuan ndryshim në buxhetin e vitit 2022 që vjen pas miratimit të pikës së parë. Në pikën e tretë këshilltarët miratuan projekt-vendimin për pagesë shpërblim për kryetarët e fshatrave të cilët veç detyrës së tyre që ka posti, do të angazhohen edhe për menaxhimin e vaditjes gjatë muajve të verës. Pika mbi dhënie dakordësie nga Këshilli Bashkiak Mat mbi riorganizimin e Shoqërisë Aksionare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe krijimin e subjekteve me kompetenca të përbashkëta të ujësjellës-kanalizimeve (SKP-UK), ishte shtyrë nga mbledhja e kaluar për më shumë detaje rreth saj. Pasi morën sqarimet e nevojshme nga specialist të zyrës përkatëse, këshilli e miratoi këtë pikë me të gjitha votat e pranishme. Në pikën e pestë të rendit të ditës këshilli diskutoi mbi projekt-vendimin për dhënie me qera të sipërfaqeve të fondit pyjor e kollusor në pronësi të Bashkisë Mat subjekteve të pajisura me leje/liçencë për ndërtimin e veprave hidroteknike për Hidrocentrale. Edhe kjo pikë ishte shtyrë nga mbledhja e kaluar. Pas diskutimeve dhe sqarimeve nga përgjegjësit e zyrës juridike kjo pikë mori 10 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Në pikën e gjashtë të rendit të ditës këshilli miratoi projekt-vendimin për Krijimin e Këshillit Artistiko-Kulturor, shpërblimin e anëtarëve të tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, rinore e sportive në Bashkinë Mat. Kjo pikë u miratua me 13 vota nga 14 anëtarë të pranishëm. Në pikën e të ndryshme, këshilli u njoh me kërkesa nga komuniteti.