Hedhja e inerteve në Qaf Buall, Shehu: Shqetësim i vazhdueshëm, bashkia të marrë masa

0

 Prania e madhe e inerteve në Qafën e Buallit, të dala nga ndërtimet apo rikonstruksionet e objekteve të ndryshme në Bulqizë, është kthyer në një shqetësim të madh. Ndonëse ka një kërkesë të vazhdueshme të qeverisë për pastrimin e territorit nga mbetje të tilla, në këtë zonë e cila është pjesë e rrugës së Arbrit, jo vetëm që nuk janë hequr por po shtohen çdo ditë e më shumë. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu si koordinator për Qarkun Dibër i fushatës kombëtare të pastrimit, shprehet se situata në këtë pikë është shqetësuese dhe se i kërkon Bashkisë Bulqizë marrjen e masave të menjëhershme. Shehu shtoi se ndotja nga inertet vjen edhe si rezultat i mospërcaktimit nga ana e pushtetit vendorë në Bulqizë të një pike për grumbullimin e inerteve.

  Zona më e ndotur në Qafën e Buallit është ajo pranë tunelit, segmenti i ri i rrugës së Arbrit.