Reshjet e dëborës të rëna një ditë më parë kanë paralizuar një pjesë të mirë të fshatrave të Dibrës dhe Bulqizës. Ndërkohë është punuar gjatë gjithë ditës së sotme për hapjen e rrugëve nacionale në drejtim të Kukësit dhe Librazhdit. Kështu aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.
Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.
Prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovënë bashkinë Dibër dhe Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës në Bashkinë Bulqizë.
Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka patur mungesë të ujit të pijshëm pasi tubacionet kanë ngrirë për shkak se temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -15 gradë celsius.