Metereologia Lajda Porja: Temperatura deri në -20 gradë, ja cilat do të jenë ditët më të ftohta

0
8

Vendi ynë në orët në vijim pritet që të fut në një valë me temperatura të ulëta në vlera negative në të gjithë zonat. Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja thotë për ABC se duke filluar nga mëngjesi i të shtunës e deri pasditen e të mërkurës temperaturat në vendin tonë do të jenë në vlera negative dhe do të ketë prezencë të erës së ftohtë.

Sipas saj i gjithë rajoni do të përfshihet nga i ftohti që vjen nga poli i veriut , por temperaturat janë tipike të një dimri. Porja në fjalën e saj bën me dije se zonat më të ftohta do të jenë ato të verilindjes dhe të juglindjes, ku termometri do të shënojë deri në 120 gradë në zonat e thella malore.

“Valët e ftohta vijnë disa herë në stinën e dimrit, por ne jemi mësuar që në 3 dekadat e fundit të kemi dimra jo shumë të ftohtë. Mëngjesi i së shtunës do të jetë i ftohtë në -11 gradë do të shënojë termometri në zonat malore. Zonat më të ftohta do të jenë zonat malore, si Korça,  Erseka, Bilishti, Kukësi, Librazhdi, Dibra, Puka, Bajram Curri dhe Bulqiza, ku temperaturat do të arrijnë nga -11 deri në -15 gradë dhe në fshatrat më të thellë deri në -19 apo -20 gradë.