Basha me anëtaret e Lëvizjes së Gruas, protestë para lokalit ku zhvillohet takimi. Mbërrin edhe policia

0
6

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi një takim me disa anëtare të Lëvizjes Demokratike të Gruas, në një lokal në kryeqytet këtë të martë, tha PD-ja. Ndërkohë që Basha bashkëbisedonte me të pranishmet, jashtë lokalit, pranë ambasadës italiane, një grup tjetër me gra dhe të rinj protestuan, duke mbajtur pankarta kundër Bashës në duar. Aty pranë mbërritën edhe forca të policisë, të cilët larguan protestueset nga rruga.

Ndaj Bashës u qëllua edhe me vezë, ndërsa nuk munguan edhe ofendimet. “Kam bërë burg për ty”, u dëgjua të bërtiste një i ri që tentoi t’i afrohej kreut të PD, kur zbriti nga makina. Ky i fundit, i përshëndeti protestuesit teksa u fut në lokal dhe i ftoi të hynin brenda për të ndjekur takimin.