Azgan Haklaj shpërthen ndaj Berishës pas 8 janarit: Sulm barbar kundër djemve dhe vajzave spartanë

0
14

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, për të folur për situatën në Partinë Demokratike pas përplasjes Berisha-Basha.

Haklaj deklaroi se pamjet e 8 janarit ishin të rënda, duke shtuar se kjo tentative ishte e njejtë si dikur në kohën e “Mehmet pushtuesit”.

“Janë pamje shumë të rënda ato të datës 8 janar. Ne paralajmëruam ccfarë do të ndodhë. Njoftuam opinionin publik, SHBA-të, qeverinë shqiptare. Grupe kriminale ishin përgatitur për grusht shteti, do të sulmonin Selinë. I pamë me shkallë si në kohën e Mehmet pushtuesit. Si në kohën e lashtë të Romës. Një numër i konsiderueshëm funksionarësh të PD-së ndodheshin në Selinë e PD-së”, tha ai.

Të pranishmit në mbledhjen e Lulzim Bashës brenda Selisë në datë 8 janar, Haklaj i krahasoi me spartanët, për të cilet tha se qëndruan të fortë përballë vëllezërve të tyre jashtë.

“8 janari i shte kryqëzatë e ideuar nga ish-kryeministri Berisha, ish-ministri Noka dhe të tjerë ish-drejtues. Një ansambël fatkeqësisht dhune. Me mjete të forta. Me një platformë të qartë pamë një përpjekje për ta djegur PD-në. Berisha u përpoq ta kthente ne luftë të Shenjtë si Papa në luftën e kryqëzatave. Tha se vllaznia myslimane e Tetovës ndodhet në Selinë e PD-së. Kjo është një gënjeshtër. Aty kanë qenë djem dhe vajza të PD-së, spartane, që për dy orë i qëndruan sulmit barabr, mesjetar të vëllezërve të tyre në oborrin e PD-së. Berisha u bë Bethoveni i dhunës mbi selinë e tij. Berisha tha nga Shkodra se do ta sulmojë përsëri selinë për ta marrë. Por problemi është se nuk do ta marrë selinë. Është egocentrizëm. Selia është e demokratëve. Berisha donte gjak, dhunë, vrasje”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffaxnews.tv%2Fvideos%2F404516424783322%2F&show_text=false&width=560&t=0