Blutë e Pukës arrestojnë një 39 vjeçar: Tentoi të përdhunonte një grua 43 vjeçe

0
8

Një burrë nga Puka është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shtetasi i identifikuar vetëm me inicialet E.U, ka tentuar të përdhunojë një shtetase 4 vite më të madhe në moshë.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe”, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme hetimore.