Kreshnik Çollaku publikon videon dhe krahason Berishën me Edi Ramën: Janë e njëjta gjë…

0

Deputeti i Matit Kreshnik Çollaku 2 ditë pas “sulmit” mbi selinë e PD nga grupi i Berishës e ka krahasuar këtë të fundit me Edi Ramen.

Sipas Collakut Berisha nese ka nje rruge per te rikthyer endrren e Dhjetorit 90 eshte denimi i dhunes si mjet politik dhe distancimi perfundimtar me dhunen dhe nxitesit e saj,nga cilado ane qofshin.

Statusi i Kreshnik Çollakut ne facebook dhe video

Dhuna nuk ka lidhje me te drejten dhe eshte vrasese e te vertetes. Nese ka patur nje semundje te shoqerise e demokracise shqiptare ne keto 30 vjet eshte dhuna si mjet komunikimi ,si mjet lufte e dominimi mbi kundershtaret. Shpesh here dhuna ia ka dale ti imponohet shumices dhe arsyes. Shpesh here ka patur dhe pale qe kane shijuar frutet e fuqise se marre permes dhunes. Por cdo here kur dhuna ka triumfuar si mjet marrje pushteti apo te drejte semundjen e lengimin e ka ndjere gjithe shoqeria dhe plaget nuk jane mbyllur. Nese ka nje faktor qe devijoi dhe vonoi endrren tone te dhjetorit 90 per nje Shqiperi si Evropa ishte dorezimi,ndonjehere pranimi dhe bashkejetesa me Dhunen si mjet lufte poltike ne demokraci. Nese ka nje rruge per te rikthyer endrren e Dhjetorit 90 eshte denimi i dhunes si mjet politik dhe distancimi perfundimtar me dhunen dhe nxitesit e saj,nga cilado ane qofshin.

https://www.facebook.com/kreshnik.collaku.7/videos/465142798452450