Harta e re gjyqësore/ Propozohet SHKRIRJA e Gjykatës së Matit

0

Ditën e sotme është propozuar harta e re gjyqësore e cila propozon që në të gjithë vendin të jenë 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ.

Ky propozim parashikon shkrirjen e 10 gjykatave të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:

 • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën

e Matit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e

Kavajës dhe Krujës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e

Lushnjës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me

gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën

e Tropojës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën

e Pogradecit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën

e Kurbinit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)

Gjykatat e propozuara të Shkallës së Parë Administrative
Propozimi per gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm

(Kliko këtu për të parë hartën e re gjyqësore për Shqipërinë)