Lagjja “Duka” në Rripë pa rrugë funksionale, banori: Asnjërës parti nuk ja jap më votën

0
4

  Banorët e lagjes “Duka” në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ankohen për mosfunksionimin e rrugës së lagjes së tyre. Ata detyrohen që çdo material që blejnë, duhet t’i transportojnë nga rruga kryesore deri tek banesat në krah ose me kafshë ngarkese. Rruga është jo funksionale jo vetëm në stinën e dimrit, por edhe gjatë verës. Vetë banorët tregojnë se gjithmonë ju premtohet për ta bërë të kalueshme në çdo stinë këtë rrugë, por asnjë nga drejtuesit vendor të pasviteve 90-të nuk e ka bërë të mundur. Fiqiri Duka, banorë i kësaj lagjeje është detyruar që miellin për buk ta marrë nga rruga kryesore me kalë. Ai thotë se nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme, pasi kërkesa e vetme e tyre nuk është zgjidhur.

 Banorët detyrohen që t’i lënë makinat në rrugën nacionale, por rrezikojnë tju grabiten, pasi janë shumë larg banesave.