Basha nga selia e PD: Sot ditëlindje e thyer, e përçanë për interesa personale

0

Kryetari i PD Lulzim Basha ka pasur një prononcim të shkurtër për mediat teksa hyri në selinë e PD, ndërkohë që në stadiumin “Air Albania” do të niste Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha. Kryedemokrati e quajti një “ditëlindje të thyer” këtë ditë të shënuar për PD-në, por dha mesazhin se pas kësaj ditE, “PD do dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”.


“Gëzuar 11 dhjetorin ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Nga kjo ditëlindje PD do dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, tha Basha.