Disa delegatë të Matit akuzojnë: Basha na ka falsifikuar firmat, ne do ikim te kuvendi i Berishës (EMRAT)

0
18

Edhe delegatët e Matit akuzojnë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin se u kanë falsifikuar firmat, duke iu lexuar emrat si delegatë të Kuvendit të 18 dhjetorit. 

Emrat e lexuar nga Ina Zhupa janë mashtrim në një masë të konsiderueshme. 



Kështu delegatët Akil Ceka, Myrvete Vata dhe Myrvete Shema mohojnë të kenë firmosur për Kuvendin e Bashës. 

Ata janë shprehur se njohin vetëm 11 dhjetorin si Kuvend legjitim të PD, duke konfirmuar praninë nesër në Air Albania. 

Ndërkohë, në listën e delegatëve të Matit është evidentuar edhe një skandal tjetër. 

Një anëtare e grupseksionit nr.4 të qytetit të Burrelit është trajtuar si delegate nga Basha dhe Bardhi. 

SYRI mësoi se Shpresina Këputa është anëtare e thjeshtë e këtij grupseksioni dhe si rrjedhojë nuk gëzon të drejtën e të qenurit delegat i Kuvendit Kombëtar. 

Marrë nga Syri.Net