Falsifikimi i firmave/ Kryetarja e LDG Dibër: Kanë firmosur për mua, të bëhet publik formulari

0
18

Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Dibër dhe njëherazi anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, Dafina Muda, denocon skandalin e falsifikimit të firmave nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. 

Muda tha  se dikush ka firmosur në emër të saj. 


“Kanë firmosur për mua pa dijeninë time për Kuvendin e dt.18 Dhjetor. Kërkoj të bëhet publik formulari që pretendojnë që është firmosur nga unë”, u shpreh delegatja Dafina Muda. 

Skandali i falsifikimit të firmave nga Partia Demokratike u denoncua edhe delegatët Spiro Vaso, Xhulian Guçe dhe Mimoza Rexhvelaj.

Ata deklaruan se kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor dhe do të jenë nesër të pranishëm në stadiumin Air Albania ku edhe do të zhvillohet mbledhja e anëtarësisë.