Zonat e thella të Bulqizës e Dibrës përfshihen nga bora, problem në aksin Qaf Buall – Krastë

0
10

Reshjet e dëborës kanë vështirësuar qarkulllimin e automjeteve në rrugën e Arbrit në segmentin e bajpasit të Murrizes. Megjithë ndërhyrjen e mjetit borëpastrues, situata është qetësuar rreth mesditës, ndërsa efektiv të policisë rrugor monitoruan qarkullimin e automjeteve, duke mos lënë asnjë të lëvizte pa vendosur zinxhirë. Lëvizja në këtë aks nuk do të lehojet të bëhet pa vendosur zinxhirë edhe në orët në vijim, pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

Mbrëmja e së enjtes ka rikthyer reshjet e borës edhe në zonat e thella të Bulqizës.

Në Martanesh, Trebisht, Tërnovë e Madhe të NjA Zerqan trashësia varioi nga 10 deri në 20 centimetra, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve drejt zonave urbane.

 Probleme u shkaktuan edhe në aksin Qaf Buall – Krastë. Prania e dëborës në këtë rrugë të amortizuar vështirësoi qarkullimin e automjeteve të vogëla dhe të atyre të transportit publik.

 Megjithate pritet përkeqësim të situatës në orët në vazhdim, për shkak se pritet që temperaturat të zbresin disa gradë nën zero.