
Specialistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Bulqizë kanë arritur të gjejnë defektin i cili shkaktoi ndërprerje të rrymës në lagjen e re për më shumë se 48 orë.
Specialistët kanë bërë të mundur riparimin e këtij defekti i cili ndodhej në kabullin përcjellës nëntokë. Pas më shumë se 48 orësh, është bërë e mundur që qytetarët e lagjes së re të Bulqizës të kenë furnizim me energji.
Ndërkohë, situatë problematike mbetet në zonat e thella, kryesisht në ato të Ostrenit, Trebishtit dhe fshatrat e thellë të Zerqanit si Tërnova e Madhe e ajo e Vogël.
Sasi e madhe e dëborës së rënë dy ditë më parë, dëmtoi rrjetin përcjellës duke lënë qindra banorë në terr të plotë. Por edhe në këto zona, OSHEE po punon me specialistët në terren për të bërë të mundur riparimin e defekteve.