Transferta e vështirë/ Burreli nesër përballet me ekipin e Erzenit

0

Të Mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 10 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët do të jenë në një tjetër transfertë të vështirë, ku do të luajnë përballë ekipit që mban vendin e dytë në renditje, Erzenit të Shijakut.

Matjanët shkojnë në këtë transfertë pas humbjes së derbit të Qarkut Dibër të dielën në Peshkopi, me rezultatin 3 me 1. Mbetet për tu parë nëse djemtë e Burrelit do të jenë më të motivuar për të bërë kthesën apo do të jenë të demoralizuar moralisht nga humbja në qytetin e Peshkopisë në javën e nëntë.

Megjithatë, mbetet për tu parë pas përfundimit të 90-të minutave të lojës së rregullt e cila do të zhvillohet në Elbasan për shkak se Shijaku për rikonstrukton ambjentet e tij sportive.

Shijakasit ndodhen aktualisht në vendin e dytë me 19 pikë të grumbulluara në nëntë ndeshje të luajtura, me 6 fitore, 1 barazim dhe dy humbje.

Ndërsa Burreli shkon në këtë përballje në vendin e gjashtë me 3 fitore, tre barazime dhe 3 humbje.