
Një sherr midis 7 personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Peshkopisë në Dibër.
Policia njofton se ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit I.Ç., 21-vjeç; L. V., 31-vjeç; A. V., 29-vjeç; si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A.M., G. Z., K. A., A. A..
Këta shtetas në qytetin e Peshkopisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta janë konfliktuar dhe si pasojë e konfliktit kanë mbetur të lënduar me sende të forta shtetasit L.V., A.V., I.Ç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.