Buxheti 2022 për bujqësinë, Krifca: 7.1 miliardë lekë për zhvillimin rural

0
11

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca prezantoi sot në Komisionin e përhershëm të Kuvendit, për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin buxhetin për vitin 2022 për bujqësinë.

Krifca tha se “buxheti i vitit 2022 adreson 7.1 miliardë lekë për financimin e zhvillimit rural nga të cilat 3.2 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen e rreth 50 mijë fermerëve, 400 milionë lekë për mbështetjen e start up në bujqësi. Sipas ministres 2.2 miliardë lekë është programi IPARD, ndërkohë që 400 milionë lekë mbështetje për

“Fermerët do të mbështeten për të rritur prodhimin bujqësor me kultura që kërkohen nga tregjet ndërkombëtare, me mekanizim si dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë me naftë pa akcizë duke ndikuar në rritjen e prodhimit. Gjithashtu peshkatarët do të mbështeten për përmirësimin e flotës dhe rritjen e investimeve në peshkim dhe akuakulturë, agropërpunuesit për fuqizimin e kapaciteteve dhe një program i veçantë do mbështesë gratë dhe të rinjtë për investime në agroturizëm”, u shpreh ministrja.

Krifca thekoi se, për herë të parë do të ketë edhe rimbursim për farat dhe fidanët që të garantojmë sigurinë ushqimore për konsumatorit.

“Nxisim formalizimin në industrinë e qumështit për të rritur prodhimin, nëpërmjet financimit për litër por edhe inkurajimin e të rinjve që angazhohen në fushën e belgtorisë.  Skema e naftës do të përfshijë këtë vit edhe kulturën e ullirit”, bëri të ditur ministrja.

Duke u ndalur tek siguria ushqimore, Krifca vuri në dukje se “ky sektor do të ketë buxhetin më të lartë ndonjëherë me 2.3 miliardë lekë, do shtojmë laboratorët e kontrollit modern dhe 120 grupet e AKU do të pajisen me infrastrukturë kontrolli bashkëkohor”.

“Buxheti 2022 do të siguroj edhe ndërtimin e librit të fermerit, ku në të do të listohen të gjitha preparatet që përdor. 1.7 miliardë lekë janë adresuar për kullimin e ujitjen, do të synojë zvogëlim për përmbytjet. 2017-2020 financuam 13.6 miliardë lekë për infrastrukturën e ujitjes”, tha ministrja Krifca.Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjenc