Xhelal Mziu fut në sherr banorët me firmën private. Përplasje të forta në Laknas

0
10

Leja e dhënë një thertorje në kohën kur bashkia Kamëz drejtohej nga Xhelal Mziu ka futur në konflikt kompaninë dhe qytetarët e Laknasit. Ditën e sotme banorët janë përplasur edhe me policinë e shtetit.

Banorët shprehen të vendosur që do të bëjnë rezistencë për mosprerjen e pyllit, dhe kërkojnë ndërhyrjen e policëve, të cilët i quajnë të korruptuar.

“Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë.

Cfarë don ai tek shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për çfarë ka ardhur. Jo dinamit po edhe me raketa të vijnë atëq vend nuk e marrin pa vendim gjykate”.

Konflikti nisi për shkak se përfaqësuesit e firmës tentuan që të prinin pemët e para në pyllin që mbrohet prej banorëve, ndërkohë që derimë tani policia nuk ka ndërhyrë për ndarjen e palëve.