
Kuvendi mblidhet ditën e sotme për të zhvilluar një seancë maratonë që pritet që të nisë që në orën 10:00, për të vijuar më pas me “intervistën” maratonë.
140 deputetët e zgjedhur do të kërkojnë të dijnë detaje nga çdo pikë e planit që kryeministri Edi Rama ka hartuar për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme. Seanca e sotme do të përbëhet nga tre pjesë, ku Rama do të marrë fjalën i pari për të prezantuar për më shumë se 4 orë çdo pikë të programit. Më pas, do të jepet koha që kreu i qeverisë të përballet me pyetjet. Pasi pyetjet të kenë mbaruar, në Kuvend do të ketë kohë për debat të lirë, në mënyrë që të bëhet votimi për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë.