Një lajm i trishtë vjen pasditen e kësaj të diele, pasi mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Sherif Merdani.
Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.
Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe, teksa ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.