Bulqizë/ Nënprefekti Avni Muliu thërret në mbledhje drejtuesit kryesorë të kësaj bashkie

0

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu ka zhvilluar mbledhjen e radhës me drejtuesit e institucioneve vendore e qëndrore në nivel vendor të Bulqizës. Takimi është përmujor dhe se drejtuesit e institucioneve raportojnë para nënprefektit në lidhje me realizimin e detyrave të lëna nga mbledhja e kaluar. Nënprefekti Muliu kërkoi informacion nga Bashkia në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm në këto ditë të nxehta si dhe çfarë është bërë me menaxhimin apo trajtimin e qenve endacakë që janë kthyer në një rrezik për qytetarët.

Të gjithë të pranishmit raportuan detyrat kryesore si dhe u njohën për vazhdimësinë. Po ashtu, nënprefekti kërkoi nga institucionet që menaxhojnë situatat e zjarreve që të tregohen të kujdesshëm dhe të gatshëm në rast të shfaqjes së vatrave në ekonomitë pyjore të Bulqizës.