
Në prag të festës së Kurban Bajramit e cila do të kremtohet të Martën besimtarët bektashinj në Bulqizë kanë kryer ritin e kurbanit. Si çdo vit besimtarë nga e gjithë Bulqiza janë mbledhur në teqenë e Dervish Caushit, për të bërë kurban mishin e të cilëve e ndajnë me të varfrit. Besimtarët shprehen se këtë rit e kryejnë prej shumë vitesh dhe se gjysmën e kafshës e cila në rastin konkret është Dash, e japin për njerëzit në nevojë dhe gjysmën e mbajnë për familjen e tyre. Dhjetra besimtarë prenë kurban në respekt të ditës së shënuar në kalendarin Islam e cila është festa e Kurban Bajramit. Ata u shprehën se jo vetëm ndjejnë obligim për të bërë kurban por edhe kënaqësi shpirtërore.
Festa e Kurban Bajramit lidhet me sakrificën që ka bërë njeriu ndaj krijuesit. Ndaj dhe kjo festë ka në simbolikë një bërjen e një kurbani dhe faljen e misht të tij nga kushdo që ka mundësi.