SPAK e konfirmon. Kryebashkiaku socialist i dënuar në Greqi me 3 vite burg

0
8

Prokuroria ka përfunduar procesin e verifikimit për kryebashkiakun socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili rezulton që të jetë i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Rasti i Ismailajt u denoncua nga Partia Demokratike, përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, dhe duket se pas verifikimit të prokurorisë, rezulton që pretendimi i demokratëve të ketë qenë i drejtë. Ismailaj është dënuar në Greqi për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje), gjë të cilën e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit.