
Sot në shumë zona të Matit por edhe më gjerë, 6 Maji njihet si dita e “Shëngjergjit”, një festë që i ka rrënjët thellë në histori, por që të gjithë e njohin si ditën e ndarjes së dimrit nga vera. Prej shumë vitesh, banorët që jetonin në fshatra i gëzoheshin pasi i kishin kaluar bagëtinë nga dimri në verë e më pas ata nisin verimin e bagëtisë së imtë. Edhe në vendin tonë festohej në këtë mënyrë sidomos në fshatrat e Tiranës, të Matit e disa zonave të tjera.
Por megjithëse simbolika e kësaj feste është nxjerrja e bagëtisë nga dimri, në këto zona ajo vijon të festohet nga të gjithë. Megjithatë, vetëm blegtorët mund t’i gëzohen me të drejtë. Blegtori Ramazan Hysa, Batërr e Madhe në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë Mat ka rreth 150 kerë bagëti të imtë. Ai thotë se para viteve 90-të askush nuk guxonte ta festonte.
Ramazani Shprehet se pas pak ditësh ai do t’i dërgojë blektorinë në malin e QafShtamës për t’i rikthyer në fshatin Batërr e Madhe pas datës 15 Tetor.