
Edhe në KZAZ numër 18 në Bulqizë puna vijon normalisht për përgatitjen e procesit të votimit të datës 25 Prill. Edhe në këtë Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor kanë mbërritur një pjesë e bazës materiale që do të vendoset të dielën e 25 Prillit në çdo qendër votimi. Sekretari i kësaj KZAZ-je, Durim Balla tha se deri tani kanë mbërritur kamerat e vëzhgimit që do të vendosen në çdo qendër votimi, kutijat e fshehta për votimin dhe materiale mbrojtëse antiCovid. Balla u shpreh nga këto materiale të mbërritura nuk ka asnjë mungesë dhe se të gjitha janë sjellë sipas numrit të qendrave të votimit.
Ndarja e pozicioneve në KZAZ numër 18 në Bulqizë, është si në të gjithë vendin tek Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift, ku kryetari i përket forcës politike Partia Socialiste, zëvendëskryetari dhe sekretari të Partisë Demokratike, ndërsa anëtarët janë nga PS, PD e LSI.