
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit kandidatja demokrate ka zhvilluar takime në fshatin e Xibrit.
Pasi u takua me banorët ata i shprehën se sa vështirë e kanë të udhëtojnë drejt Klosit për shkak të infrastrukturës që çalon.

Çupi shprehet se zona e Matit me investimet e duhura mund të kthehet në një zonë me zhvillim të madh në bujqësi dhe turizëm.
Postimi i Dhurata Çupit në facebook
🔺 Në zonën e Matit dhe të Klosit, ka një braktisje totale të qytetarëve nga shteti. Nuk ka rëndësi nëse je 300 metra nga niveli i detit apo 1100 metra, siç isha sot në disa fshatra të ish komunës Xibër – aty nuk ka rrugë. Nuk është vënë dorë 8 vjet me radhë qoftë edhe për një investim minimal.
📍 Në Xibër Murriz, në Xibër Hane, në Shkallë dhe në Ketë jetojnë mbi 3 mijë banorë, por ata nuk kanë infrastrukturë për të zbritur lehtë deri në Klos për të punuar apo për të shitur prodhimet. Nuk kane ujësjellës, nuk kanë kanale vaditëse. Janë lënë në kushte të prapambetura, megjithëse zona është e rrallë për nga bukuritë, toka pjellore me arrorë, patate, fasule dhe njerëzit punëtorë.
🟢 Problemi është se nuk kanë një qeveri që punon për ta. Por ne këtë do të ndryshojmë në 25 prill. Me pak vëmendje, e gjithë zona e Matit mund të kthehet në një zonë të mirëqenë, me bujqësi dhe turizëm të zhvilluar.
✅ Në 25 Prill, votojmë ndryshimin!