
Kandidatja e Partisë demokratike Dhurata Çupi ka vijuar takimet elektorale kësaj rradhe në fshatin Gurrë.
Si në takimet e tjera edhe në Gurrë Çupi ka zhvilluar takime shtëpi pas shtëpie për të dëgjuar problematikat e banorëve të kësaj zone.
Sipas Dhurata Çupit në këtë zonë qeveria në 8 vite nuk ka kryer asnjë investim duke lënë në harresëmbi 3500 banorë të kësaj njësie.
Postimi i Dhurata Çupit në facebook
Për 8 vjet, mbi 3500 banorë të njësisë administrative Gurrë, në qarkun e Dibrës nuk kanë marrë as edhe një investim nga qeveria. Njerëzit jetojnë në një vend me natyrë të mrekullueshme, janë punëtorë, por nuk kanë rrugë as të nxjerrin prodhimet në treg.
Në fshatrat Gurrë e Madhe, Mishtër, Dom, dhe Shulbater u takova me shumë burra e gra, që ndihen të braktisur, të diskriminuar, të harruar nga kjo qeveri që nuk u ka dhënë asnjë dorë, vetëm u ka marrë. Por diçka më gëzoi tej mase. Varfëria nuk i ka mundur këta njerëz. Ata besojnë tek ndryshimi dhe pjesa dërrmuese e tyre më siguruan se në 25 prill do të votojnë për PD, për të patur në krah një qeveri që punon për njerëzit.