Dëmtimi i banesës së familjes Ymeri në fshatin Fshat, Dema: I kemi kërkuar firmës të ndërhyjë

0
5

Bashkia e Klosit i ka kërkuar zyrtarisht firmës që po ndërton rrugën e Arbrit të ndërhyjë në rrugën e fshatit Fshat, ku dhe është dëmtuar toka apo banesa e familjes Hajredin Ymeri. Këtë e pohon Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema, i cili shprehet se shkak për shembjen e tokës dhe dëmtimin e banesës, janë bërë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë nga firma që po ndërton rrugën e Arbrit. Sipas tij, dëmtimi i pankinës dhe trases së rrugës ka bërë që ujërat e shiut të vërshojnë drejt banesës së Ymerit.
Bashkia e Klosit është në pritje të përgjigjes nga ana e firmës, ndërsa vetë familja e Hajredin Ymerit, pret një zgjidhje, pasi banesa e saj është në rrezik shembjeje.