Deklarata e fortë e kreut të SMBB, Debreshi: Aksidentet në galeri fshihen

0
8

Në galeritë e kromit në minjerat e Bulqizës kanë ndodhur vazhdimisht aksidente ku në shumë raste kanë qenë me humbje jete të minatorëve. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi thotë se aksidentet po vazhdojnë të ndodhin, por ato fshihen që nga firmat vetë e deri tek institucionet shtetërore. Debreshi shtoi se sektori minerar është në krizë të madhe pasi shumë galeri kanë mbyllur punë e po vazhdojnë ta bëjnë, duke lënë pa të ardhura qindra familje, që kishin të afërmit si punëtorë të nëntokës.
Sektori minerar në vendin tonë prej muajsh është në krizë për shkak të rënies së çmimit të kromit në tregun ndërkombëtarë.