Dibër. Fermerët detyrohen të shesin në rrugë, ankohen për shitjet: Po na shkon i gjithë mundi dëm

0

Shumë banorë të Dibrës të cilët kanë kultivuar pemë frutore kanë zgjedhur rrugën nacionale për të shitur prodhimet e tyre. Por ky vit për ta ka qenë më i dobët se viti i kaluar, kjo ndoshta e ndikuar edhe nga situata e krijuar nga pandemia. Bilal Shqefni e Danien Markeçi kanë ardhur nga fshati Trepçë i Njësisë Administrative Melan për të shitur prodhimet frutore të vjeshtës. Por asnjëri prej tyre nuk është i kënaqur këtë vit, ndonëse kanë patur prodhim të mirë, shitja ka qenë në sasi të vogëla pasi udhëtarët nuk ndalen. Ata shprehen se me këtë punë mbajnë familjet e tyre.

Për shkak se Dibra ka një sipërfaqe qindra hektarësh të kultivuara me pemë frutore, tregu i brendshëm i qytetit është i tejmbushur në këtë periudhë, e shumë banorë zgjedhin rrugën nacionale të shesin prodhimet e tyre.