
Ekipi i Burrelit fitoi dje me shumë vështirsi ndaj ekipit Partizani B.
Mbase nënvlerësimi që mund ti jetë bërë ekipit B të Partizanit solli edhe atë gol i cili shtangu tgjithë të pranishmit në “Liri Ballabani”.
Ekipi u shfaq konfuz pjesën e parë dhe dukej sikur skemat e Nikajt nuk po aplikoheshin si duhet ndaj kryeqytetasve.
Por a duhet të shërbejë kjo paraqitje si këmbanë alarmi?
Ekipi tregoj forcë dhe ktheu në favor një ndeshje e cila dukej sikur nuk donte të zhbllokohej.
Samuel Nikaj goditi në shenjë me ndërrimet e pjesës së parë teksa të dy lojtarët që erdhën nga stoli arritën të shënojnë.
Kjo tregon që Burreli ka edhe një stol mjaft të fortë përveç 11-shes titullare.
Shembulli më i mirë mund të quhet edhe heroi i ndeshjes Donati Toma i cili sa herë luan jep volum dhe nuk kursehet në sakrifimim për ekipin
Javë e ardhshme na pret Besëlidhja dhe ky do jetë testi i vërtet pë matjanët.
Dihët që lezhjanët ndeshjet ndaj Burrelit i luajnë me tjetër agresitivitet e siç e tregoj ndeshja me Erzenin e vitit të kaluar dinë të tolerojnë në mënyrë që ti prishin punë matjanëve.
Arlindo Vani