Hashim Thaçi dorëhiqet si President i Kosovës: Nuk është lamtumirë, por një mirupafshim


0
5

Hashim Thaci ka dhënë sot dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës.

Vendimi vjen pas komunikimit të aktakuzës nga Haga.

“Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë.

Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. jam krenar që kam qenë pjesë e UCK.

krenar që bashkë me aletatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. kemi qenë të përkushtuar për shtet.

Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresor”, tha Thaci.

“Më konfirmuan aktakuzën nga Gjykata e Hagës. Cmim i vogel qe kerkohet ta paguajme per lirine. Ju ftoj ta ruani qetësinë dhe të shmangni cdo lloj manifestimi publik mbështetës apo protestues.

Drejtësia nuk bëhet në rrugën por me ballafaqim të argumenteve.

Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirëupafshim. Do të shihemi prapë, do dalim faqe bardhë ky është premtimi im për ju.

Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e saj dhe ndërkombëtarët”, deklaron Thaçi!