
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka folur në lidhje me të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Shehu tha se dosjet e të dëmtuarve janë përpiluar e nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë dhe është kjo ajo që më pas do të lëvrojë fondet. Por zgjatja e procedurave sipas tij ka ardhur për shkak se Specialistët e Institutit të Ndërtimit ishin të angazhuar në qarqet ku dëmet ishin më të mëdha. Megjithatë, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se bashkitë do të angazhohen që të mos lënë asnjë familje që dimrin e ardhshëm ta kalojë në çadër.
Shumë prej familjeve të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar janë strehuar në çadra, kryesisht në Bashkinë e Klosit. Ndërkohë që ata janë në pritje të një zgjidhjeje përfundimtare për ta, siduket edhe në këtë dimër duhet të përballojnë të ftohtin nën këto çadra.