Ngjarja e rëndë në Bulqizë. Hapet për herë të tretë varri i të ndjerit

0
16

Tragjedia në familjen Zogu në Valikardh të Bulqizës nuk kanë të ndalur. Familjarët denoncojnë se varri i djalit të kësaj familjeje Edmond Zogu, është hapur për herë të tretë. Në muajin Gusht të këtij viti familjarët denoncuan pasi kishin vënë re që dy herë varri i djalit të tyre, ishte hapur. Ndonëse për herën e parë ata kishin menduar se mund të ishte bërë nga ndonjë kafshë, herën e dytë dyshuan dhe njoftuan policinë. Madje për këtë prokuroria e dibrës nisi hetimet. Por nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu denoncon se varri është hapur për herë të tretë. Ajo kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë. Madje Sheqere Zogu shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende.
Ndërkohë hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit Edmond Zogu, Rizai. Ai shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kopetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin.
36 vjeçari Edmond Zogu u gjet i varur me datë 20 Qershor të këtij viti në fshatin Valikardh të Bulqizës.