Lajm i fundit/ Rama: Nga java tjetër maska e detyrueshme kudo

0
20

Kryeministri Rama bëri me dije mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë se maskat do të jenë të detyrueshme dhe në ambientet e jashtme. Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.
“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende pothuajse e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme. Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur” – tha Rama.