Rama: Paga e re minimale me 30 mijë lekë hyn në fuqi më 1 janar!

0
5

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në bashkëbisedimin me gazetarët se paga e re minimale prej 30 mijë lekësh do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. “Javën e ardhshme do të prezantojmë ndryshime të tjera për taksimin e ndershëm, në funksion të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar. Ne e kemi përfunduar planin për buxhetin dhe më vjen mirë që pavarësisht nevojave për përballimin dhe goditjeve, kemi një seri prezantimesh të tjera.”,-tha Rama.