Burgu i Burrelit njihet nga të gjithë si një ndër burgjet më famëkeq në Europë.
Të persekutuarit politik ishin frekuentuesit me numër më të mëdha të këtij burgu.
Torturat madje edhe vrasjet brenda këtij buegu ishin diçka mëse e zakonshme nga regjimi i Enver Hoxhës.
Disa nga eshtrat e të vrarëve nuk u gjenden kurrë. Por mesa duket më në fund drejtoria e arkivit të dosjeve të komunizmit do te filloje germimin për gjetjen e eshtrave të cilat kërkohen nga familjarët.
Këtë lajm e ka bërë vetë me dije Gentiana Sulo kryetarja e dosjeve të komunizmit e cila njofton që procesi ka nisur.
Postimi i Gentiana Sulos
po ndodh
Nen udheheqjen e Task Forces se posacme, po germohet ne oborrin e Burgut te Burrelit per te gjetur gjurme te varreve te humbur ne komunizem. Do te jete nje proces shume i gjate, the mbase i pasukseshem ne disa raste, por i domosdoshem dhe i pergjegjshem.
I uroj familjareve kurajo, durim dhe force per te vene ne vend dinjitetin njerezor te te dashurve te tyre