
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja nga puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, e cila do të lidhë qarkun e Dibrës me kryeqytetin.
Përmes një videoje të ndarë në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se deri tani në këtë kantier është kryer 60% e punimeve për përfundimin e projektit.
Postimi i kryeministrit Rama:
Mirëmëngjes
dhe me pamjet më të fundit të punës në RRUGËN E ARBËRIT, ku puna vijon me ritme të larta e deri sot është realizuar 60% e projektit, ju uroj një ditë të mbarë