Ura monument kulture e “Halilajve”, Bashkia Klos planifikon ndërhyrje

0
11

Mat Televizion pak ditë më parë trajtoi problematikën me të cilën po përballet ura monument kulture në hyrje të fshatit Dars e njohur si ura e “Halilajve” në Bashkinë e Klosit. Kjo urë po përballet me degradim të vazhdueshëm pasi nuk ka njohur investim apo mirëmbajtje prej shumë vitesh. E lënë në mëshirë të fatit, persona të papërgjegjshëm kanë ndërhyrë në të duke i dëmtuar shtresën prej guri.
Bashkia Klos tha për Mat Televizion nëpërmjet një shkrese zyrtare për informacion se ka planifikuar ndërhyrje në këtë objekt. Në përgjigje thuhet se problematika e kësaj ure është e evidentuar nga bashkia, por ndërhyrja nuk është bërë deri tani për shkak të situatave të krijuara nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar si dhe pandemia nga koronavirusi.
Megjithatë, bashkia Klos premton që sapo të përfundoi procesi i ndërhyrjes dhe riparimit të godinave arsimore, do të ndërhyhet në urën monument kulture për të riparuar dëmtimet që ka, pa i dëmtuar konstruktin e saj. Po ashtu, do të bëhet e mundur në vazhdimësi edhe vendosja e një tabele informacioni në shërbim të vizitorëve turistik.
Mat Televizon i ka kërkuar zyrtarisht edhe Ministrisë së Kulturës se çfarë do të bëjë me objektet monument kulture jo vetëm për urën e Darsit, por disa objekte të tjera në Klos.