Meta letër Ramës dhe Bashës: Ejani në takim për datën e zgjedhjeve

0
8

Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve paralamentare të vitit 2021. Presidenca u ka dërguar ftesë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.


Takimi është caktuar ditën e premte. Fillimsht Meta pret të takojë Ramën, në orën 11:00, ndërsa 1 orë më vonë, ka ftuar kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Zgjedhjet parlamentare mund të caktohen nga data 15 prill deri në 15 maj të vitit 2021 dhe nga 15 tetori deri në 15 nëntor të po këtij vitit.