Qeveria ka vendosur që këtë vit të zgjerojë numrin e nxënësve në armimin parauniversitar që do të përfitojnë libra falas, lajm i cili u bë i ditur pak ditë më parë nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Dy vitet e kaluar ishin nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa këtë vit do të marrin librat falas nxënësit nga klasa e 1 deri në klasën e 7 që do të marrin librat falas. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat Shpresa Tusha tha se kjo do të bëhet duke zbatuar rregulloren e vendosur nga ministria. Sipas Tushës, ndarja e librave në shkolla ka nisur dhe shumë shpejt do të thirren nxënësit për t’i tërhequr.
Por libra falas nuk do të përfitojnë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 7. Drejtoresha së Zyrës Vendore Arsimore Mat Shpresa Tusha sqaron se ka edhe kategori të tjera të cilave do tju rimbursohen paratë e librave nga shteti.