
Burreli vijon me afrimet e reja në këtë merkato.
Pas zyrtarizimit të një dite më parë të kosovarit Alban Rexhepi, në kampin matjan është shtuar një emër skuadrës. Imer ZUNA në pozicionin e mesfushorit të qendrës është lojtari më i ri i cili do të luajë këtë sezon me Burrelin. Ai ka qenë më parë pjesë e Kamzës, Ilirisë, Erzenit dhe në sezonin e fundit tek Orikumi.
Merkatoja do të vazhdojë dhe të tjerë emrat pritet t’i bashkohen skuadrës së drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj.