Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Bulqizës, ku një 33-vjeçar është hedhur nga pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”, ndërsa personi në fjalë ishte një 33-vjeçar endacak, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë, dyshohet se viktima është vetë-hedhur nga pallati.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Marrë nga /Bulqiza.info/