Risia e QKF Mat, teatër veror për fëmijët e qytetit të Burrelit

0
18

Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat ka menduar një metodë të veçantë për të argëtuar fëmijët e qytetit të Burrelit. Për 2 ditë me radhë në ambjentet e jashtë të këtij institucioni u mbajt një miniteatër veror. Aktiviteti u zhvillua duke zbatuar rregullat e mbrojtjes nga Covid-19 si distancimi fizik, përdorimi i dizifektantit të duarve etj. Nxënësit pjesmarrës ishin nga 2 shkollat 9-vjeçare të qytetit të Burrelit “31 Korriku” & “Ilia Qiqi” si dhe nxënës të regjistruar në QKF-së. Aktorët e vegjël të QKF-së interpretuan përrallën edukative për fëmijë “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” duke dhënë mesazhin se ata nuk duhet të gënjejnë pasi e vërteta del shpejt.

Veç përrallës së interpretuar nga fëmijët e qendrës, të pranishmit u përfshinë edhe në kërcime duke u bërë pjesë e këtij argëtimi veror.

Drejtoresha e QKF Mat Anduena Sefgjini, tha se edhe pse kjo qendër është në proces rehabilitimi të ambjenteve të jashtme dhe atyre të brëndshme të saj, gjeti formën të argëtojë fëmijët e qytetit pas pandemisë covid-19. Sipas Sefgjinit, muaji Korrik ska përfunduar ende dhe javës që vjen do ketë vizita në Muzeun Historik Mat si dhe kampingje me nxënësit e QKF-së Mat.