Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia tërheq padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Këtë vendim ajo e mori pasi u takua personalisht dhe mori kërkim ndjesën nga z. Veliu.
Policia e shtetit njoftoi sot se Veliu u takua me Çobon për t’i kërkuar personalisht ndjesë, për publikimin e një video ku ajo shfaqej me pistoletë në dorë. Video më pas rezultoi të ishte filmuar me pistoletë lodër gjatë xhirimeve të një filmi.
“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj,” u shpreh kryepolici Ardi Veliu.