
Kryetari i bashkise Mat ka reaguar permes nje statusi ne facebook ne lidhje me familjet e prekura ne Mat se fundmi nga koronavirusi.
Sipas Malajt eshte bere dezinfektimi i 3 shtepive ku banojne personat te cilet rezultuan te infektuar.
Statusi i Malajt ne facebook
Tre familje në Bashkinë Mat, për fat të keq sot janë konfirmuar të prekur nga COVID-19. Menjëherë kemi marrë masat për të bërë dezinfektimin e shtëpive të familjeve të prekura nga virusi.
Ju lutem respektoni udhëzimet e strukturave shëndetësore, kujdesuni për higjenën dhe ruani distancimin social


