Bulqizë. Ndotet prej ditësh uji i pishëm, asnjë reagim nga bashkia

0
11

Ndotja e ujit të pijshëm në Bulqizë, Daxha: vjen nga amortizimi i rrjetit Banorët e Bulqizës janë përballur prej disa ditësh me ndotjen e ujit të pijshëm i cili ju shkon i turbullt në shtëpitë e tyre. Por drejtuesit e Ujësjellësit të Bulqizës hedhin poshtë aludimet për një ndotje të ujit të pijshëm nga bashkimi me ujërat e zeza. Asllan Daxha, shprehet se janë bërë të gjitha verifikimet e nevojshme dhe se nuk ka asnjë problematikë që uji i pijshëm të jetë përzier me ujin e ndotur, por problemi vjen nga amortizimi i rrjetit i cili është i ndërtuar 35 vite më parë. Drejtori i Ujësjellësit të Bulqizës, Asllan Daxha shprehet se për këtë pjesë të amortizuar të rrjetit, pritet të bëhet një zëvendësim total i rrjetit për të eliminuar këtë problem të akomuluar ndër vite. Uji i pijshëm turbullohet në minutat e para pasi lëshohet në rrjet, ndërsa më pas ai pastrohet, gjithsesi qytetarët duhet të jenë të klujdesshëm kur të mbushin ujë për konsum.