Ndahet nga jeta mësuesja Farie Kuka, “Qytetare Nderi” e Matit

0
18

Është ndarë nga jeta në moshën 70 – vjeçare mësuesja e njohur Farie Kuka, e cila kontribuojë në mësimdhënie për dekada me radhë në Mat, duke qenë një shembull unik për misionarët e dijes. Miq e ish kolegë të mësuese Faries, kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e saj. Mësuese Farie Kuka është vlerësuar nga Këshilli i Bashkisë Mat me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, duke i shprehur kështu mirënjohje për dhjetra breza të rinj që ka edukuar në gjithë karrierën e saj. Mat Televizion, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Kuka, për humbjen e njeriut të tyre të dashur!